Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kjo është gjendja e policëve që u sul’muan nga një votues në Podujevë

Gazeta10
09 February 2025 - 12:09

Në SHFMU “Xheladin Rekaliu” sot ka ndodhur një incident, ku u raportua se dy policë u sulmuan nga një votues, që fillimisht e kishte fotografuar votën.

E mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë deklaroi se ndihmë mjekësore policët kanë kërkuar rreth orës 7:30.

“I kemi ofruar ndihmën e parë. Ata kanë pasur dhimbje dhe pezmatim të syve për shkak të sprejit, siç kanë thënë policët. Atyre më pas u është përmirësuar gjendja dhe janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm. Nuk kanë pasur ndonjë lëndim tjetër trupor serioz”, u shpreh mjeku Albon Uka.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se janë duke i mbledhur të gjitha informacionet edhe me hetuesi dhe se do të dalin me raport zyrtar për atë që ka ndodhur sot në këtë shkollë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.