Gazeta10

Kjo është gjendja e të lënduarve nga aksidenti fatal në Ferizaj

Një aksident trafiku me fatalitet  ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime ku si pasojë të vdekur kanë mbetur 4 persona të moshës rinore, raporton Gazeta10.

Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar  tani aktualisht janë duke e marrë trajtimin në QKUK, ku ndodhet edhe gazetarja e Kanal10, Aferdita Lukaj e cila ka thënë se gruaja shtatzënë dhe burri i saj janë më mirë.

“Katër persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj Shtime. Poashtu dy persona janë lënduar në këtë aksident që tani po e marrin trajtimin në QKUK. Pra bëhet fjalë për një çift, ku gruaja është në gjendje më të rëndë, bëhet fjalë për një grua shtatzënë 27-vjecare. Më herët biseduam me familjarët e çiftit të cilët na informuan se mjekët e kanë informuar gruan se foshnja është mirë dhe tani ajo është në sallë të operimit, pasi që gruaja ka thyer këmbën ndërsa burri ka thyer krahun.”, ka thënë Lukaj.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 vetura, ku në njërën nga to nuk pati të lënduar.

Aksidentin më parë e kishte konfirmuar për Gazeta10 edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli./Gazetën10.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut