Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Gazeta10
22 June 2023 - 10:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht në Liqenin Akumulues.

Sinjali mëson se viktima është Ajshe Nebihu, rreth 56-vjeçare.

Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha për Gazeta10 se rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare”, tha Zahiti.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.