Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Kjo presidente që nuk di çka flet, për 3-6 muaj do t’i shpallë zgjedhjet në veri”, përplasje mes Matoshit e Gashit

Gazeta10
16 May 2023 - 22:44

Ka rrezik për incidente gjatë betimit të kryetarëve në Veri, ka deklaruar në “Politiko” me Kushtrim Sadiku, analisti politik Blerim Gashi.

Ai tutje tha se pala serbe ka interes të jashtëzakonshëm me ba incidente prej asgjëje e leje më prej betimit të kryetarëve.

Ai tutje tha se shteti i Kosovës duhet të jetë vigjilent.

Ndaj kësaj deklarate të Gashit ka reaguar Matoshi i cili tha se pala serbe në këtë faze nuk është e interesuar për incidente.

Sipas tij kryetarët e zgjedhur mund të betohen në ndonjë kafiteri, në Qabër ose në lagjën e Boshnjakëve por siç tha ai nuk iu duhet ai legalitet.

“Kjo presidentja që del e sdi çka flet, në afat nga 3 deri në 6 muaj ka me shpallë zgjedhjet e reja në veri”, tha Matoshi.

Nga ana tjetër gazetari Adrian Çollaku, i pyetur nga gazetari Sadiku  ka thënë se kryetarët e sapo zgjedhur do të betohën por për çka e bëjnë atë betim kur na kanë legjitimitet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.