
Zyrtari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që t’i publikojë edhe bisedat e tij me krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.
Përmes një shkrimi në Facebook, Klinaku ka thënë se nëse është përgjuar edhe ai, është mirë të publikohen bisedat.
Kjo sipas tij, pasi kanë folur “veç për realitetin”.
“Nëse ZPS më ka përgjuar edhe mua kur kam qenë në vizitë të 8 bashkëluftëtarëve në Hagë, mirë bëjnë që ta publikojnë, sepse veç për realitetin kemi folur.” – ka thënë ai.