Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Klinaku- Kurtit: Çështja e luftës po bëhet si çështja e atij bariut që nuk i besonte më askush

Gazeta10
18 September 2022 - 13:36

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar në Facebook ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se sërish në Kosovë mund të ketë luftë, raporton Gazeta10.

“Kjo çështja e luftës po bëhet si çështja e atij bariut që nuk i besonte më askush se ujku po ia han delet”,ka shkruar Klinaku.

Kurti, në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list”, ka përmendur stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë, derisa thotë se do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se s’do të ketë kurrë më konflikt./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.