Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Klinaku pas takimit me Osmanin: Kurti s’është kompetent të flasë për numrin e veteranëve

Gazeta10
18 July 2023 - 15:55

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku tha sa me kryeministri, Albin Kurti nuk është kompetentë që të flas për numrin e veteranëve të luftës.

Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, duke iu referuar një deklarate të Kurtit se është trefishuar numri i veteranëve pohoi se nuk i takon atij që të merret me këtë çështje kur verifikimi është bërë nga komandantët dhe se dosja është në Prokurori.  

Ky takim është kërkuar nga veteranët e UÇK-së, pasi sipas tyre, janë lënë jashtë kategorisë në Ligjin për pagën minimale.

Kurse, shoqëria civile së bashku me Organizatën e Veteranëve të Luftës protestuan gjatë së shtunës së kaluar para ndërtesës së Qeverisë, rreth këtyre pakënaqësive.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.