Kryetari i Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër pas dëshmisë së Fadil Fazliut në Gjykatën Speciale, ku ky i fundit ka deklaruar pafajësinë ndaj akuzave që rëndojnë mbi të.
Në një postim në Facebook, Klinaku ka kritikuar sistemin e drejtësisë dhe ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për shpifje ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.
“Prokurorët, Gjykatësit, por edhe Avokatët punojnë vetëm për çështjen e tyre materiale. Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e ZPS-së që po shpifin ndaj UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj, qoftë me vullnet, qoftë me kërcënim e shantazh nga ana e ZPS-së, duhet të ishin në burg”, ka shkruar Klinaku.
Ai shprehu bindjen se akuzat ndaj Fazliut, Bashkim Smakës, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, të cilët po akuzohen nga ZPS-ja për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë të pabazuara dhe se drejtësia po manipulohet për qëllime të caktuara.