
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi, ajo ka raportuar se në Klinë në lagjen “Palushaj”, banorët kanë problem me mungesën e kanaleve të ujit.
Banorët e kësaj zone nuk po mund të punojnë tokat e tyre bujqësore për shkak të mungesës së kanaleve te ujit dhe për shkak të kësaj nuk po mund të ujitin tokat.
Një banorë i këtij fshati është ankuar se për shkak të mungesës së kanaleve të ujit nuk mund te përdor tokën e tij për bujqësi dhe se kjo tokë ka mbetur që dy vite pa u punuar.
“Kemi mungesë me kanalin e ujitjes e sidomos këtu që ujiten 58 hektar tokë, kjo është mungesë që donacioni e ka fituar Komuna edhe kjo punë ka qenë jo e suksesshme, kjo ka filluar vitin e kaluar ku që nga viti i kaluar është hek misri pa u pjekur dhe që ende nuk ka ndonjë përmirësim dhe se punimet janë mbetë në gjysmë”, ka thënë ai.
Për këtë problem në një lidhje direkte kë treguar edhe Kryetari e Klinës, Zenun Elezaj , ku ka thënë që problemi kanë lindur për shkak të operatorit të ujësjellësit dhe kompanisë së hekurudhës sepse pa pëlqimin e tyre nuk mund të ketë ndërhyrje./Gazeta10