
Data 1 janar 2024 i përket emisionit “Kampionët Festive”.
Në këtë emision special të ftuar janë disa nga fytyrat më të njohura dhe më të suksesshme të vitit 2023.
Paneli është i përbërë nga: Bekim Isufi, Debatik Curri, Blerand Stavileci, Gramoz Vokrri, Enkelida Gegollaj, Dilara Gashi, Gen Zeqiraj dhe Aldona Kurtolli.
Gjatë diskutimit e sipër, Gramoz Vokrri tha se klubet e futbollit të Kosovës përfituan nga aventura e Ballkanit në Evropë.
“KLubet në futbollin e Kosovës përfituan nga Ballkani, pasi këta të fundit ia hapën dyert për në Evropë, ku në rast kualifikimi do të përballen me një short më të lehtë.” – tha ai.
Tutje, Vokrri tha se paraqitja e Ballkanit në Evropë është gjë e mirë edhe për kombëtaren e Kosovës.
“Edhe kombëtarja e Kosovës do t’ia sheh hajrin Ballkanit, pasi lojtarët e tij të rinj po luajnë në Evropë dhe po marrin përvojë, kështu duke qenë më të gatshëm për fanelën dardane” – përfundoi Vokrri.