Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Klubet kërkojnë takim me ministrin, Hajrulla Çeku përndryshe organizojnë protestë

Gazeta10
28 March 2023 - 14:35

Disa prej klubeve të Superligës e Ligës së Parë janë mbledhur sot në zyrtet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kanal10 mëosn se takimi është udhëhequr nga Tahir Batatina, Avni Haxhiu dhe Shaban Baholli.

Diskutimi kryesor në këtë takim ishte veprimi në të ardhmen për çështjen e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Klubet janë dakorduar që të kërkojnë një takim me ministrin Hajrulla Çekun për të diskutuar më të lidhur me procesin e licencimit të FFK-së.

Përndryshe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë klubet pritet të organizojnë një protestë madhështore para zyreve të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Një tjetër takim i klubeve është planifikuar të ndodh nesër me fillim nga ora 12:00 në zyret e FFK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.