
Pak më parë u raportua së klubi FC Drenica nga Skenderaj është drejt rrugës se privatizimit.
Mësohet së biznesmeni i cili vepron në Gjermani, Haxhi Reci, ka shprehur gatishmerine për privatizimin e klubit dhe prurjen e investimeve të medha për klubin nga qyteti i Skenderajt.
Së ka nisur negociatat për një ndryshim të pronësisë të KF Drenicës, këtë e ka konfirmuar vetë Rreci për një medium local.
“Po, kam filluar negociatat për t’a privatizuar klubin dhe jemi pranë finalizimit të tyre. Kemi plane dhe ambicie të medhaja me klubin”, është pergjigjur shkurt Haxhi Reci.
Ky lajm i ka entuziazmuar futbolldashësit e Skenderajt, të cilet po shpresojnë që mos të këtë ndonjë pengesë dhe vështirësi në ndryshimet pozitive që po pritet të ndodhin në klub.