
Analisti politik, Halil Matoshi është shprehur i befasuar nga koalicioni parazgjedhor AAK – Nisma.
Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se ka pritur që Nisma të bëjë koalicionin parazgjedhor më PDK-në, raporton Gazeta10 .
“Me shumë kam pritur një koalicion parazgjedhor Nisma – PDK, megjithatë jam për bllok opozitar parazgjedhor duke i përfshirë të gjitha partitë në opozitë për ta mposhtur Albin Kurti”, ka thënë Matoshi.
Nga marrëveshja AAK-Nisma, Matoshi tashmë e sheh Fatmir Limajn si deputetin e ardhshëm të Kuvendit të Kosovë.
“Ramush Haradinaj e ka nuhatur qe Fatmir Limaj mund të jetë deputet i Kuvendit. Mendoj qe Limaj ka çfarë të jap në Kuvend, është një zë që i ka munguar Kuvendit”, ka thënë Matoshi.
Megjithatë Matoshi ka thënë se nuk pret që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se koalicioni AAK-Nisma mund të jetë bërë para kohe. /Gazeta10/
Videon e plotë e gjeni me poshtë…