Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kodi Civil e “dekodon” VV-në përbrenda

Gazeta10
27 September 2022 - 19:14

Raporti: Viola Korça/Kanal10

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje mund të përballen me largim nga partia, për shkak të mendimeve kundër Kodit Civil. Ata kanë thënë se një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet. Sidoqoftë, nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar se brenda tre muajve Kodi Civil do të rikthehet për miratim në Kuvendin e Kosovës, shkruan Kanal10.

Deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje nuk i kanë mohuar paralajmërimet se dikush prej tyre mund të përjashtohet nga ky subjekt politik.

Këto pakënaqësi të disa prej deputetëve kanë nisur pasi në Kuvendin e Kosovës është votuar kundër Kodit Civil, i cili ka në përmbajtje edhe nenin për lejimin e bashkëjetesës ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Deputeti Visar Korenica, në emisionin “Politiko” të Kanal10 ka thënë se pakënaqësitë brenda grupit parlamentar, e kanë fillin pikërisht te mendimet ndryshe për përmbajtjen e Kodit Civil.

Edhe deputeti tjetër, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, i cili gjithashtu kishte votuar kundër Kodit Civil, nuk e ka përjashtuar mundësinë që partia të marr masa ndaj tij.

Ndërkaq, deputetja Labinotë Demi Murtezi ka thënë se nuk e ka ndërmend që të largohet nga partia, derisa nuk ka dhënë detaje nëse ndaj saj mund të merren masa.

“Unë jam anëtare e Lëvizjes VETEVENDOSJE dhe njëkohësisht deputete e Kuvendit e këtij subjekti politik, si njëra nga deputetet më të votuara. Vazhdoj të jem e angazhuar në dy komisione parlamentare dhe as nuk më ka shkuar ndërmend të tërhiqem ose të ndërroj grup parlamentar”, tha për Kanal10, Labinotë Demi Murtezi – Deputete nga LVV.

Sidoqoftë, këta deputetë sërish do të përballen me Kodin Civil, i cili pritet që së shpejti të ridërgohet në Kuvend për miratim.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se brenda tre muajve ky projektligj do të procedohet tutje, me disa ndryshme, por jo edhe nenin që ka ngjallur kundërshtime nga deputetët e partisë në pushtet.

Në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që ta votojë Kodin Civil, pasi kundër kishin dal edhe një pjesë e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata kanë thënë se sërish do të votojnë kundër, kurdo që ai rikthehet në Kuvend./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.