Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Koha po tregon që Kurti pati të drejtë, Serbia jo e gatshme për marrëveshje” – Dugolli i VV-së

Gazeta10
26 October 2023 - 20:55

Në emisioni “Politiko”me një lidhje direkte me gazetarin Kushtrim Sadiku nga Brukseli dhe me musafirë edhe analistë në studio sot është diskutuar për ngjarjet të cilat janë zhvilluar në Bruksel.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka thënë se Serbia nuk është e gatshme për marrëveshje dhe se kjo që po ndodh është vetëm se koha po tregon se Kurti ka pasur të drejtë çfarë ka thënë për marrëveshjën që nuk do të pranohet nga Serbia.

“Unë besoj që ajo që doli tani dhe u komunikua përmes një komunikate pra zoti Kurti, në vazhdimësi pati thënë dhe ka deklaruar që Serbia nuk është e gatshme që të zbatoj marrëveshjen sepse për t’u zbatuar një marrëveshje duhet një nënshkrim pra. Nëse ju kujtohet menjëherë pas dakordimit të asaj marrëveshje dhe Aneksit në Ohër, Vuçiqi tha që unë nuk kam nënshkruar asgjë dhe Kurti si në atë kohë edhe tash ka thënë se pa një nënshkrim nuk mund të ecim përpara dhe koha po tregon që Kurti ka pasur të drejtë”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.