Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​KOK-u pret sot në vizitë drejtuesit e Komitetit Olimpik të Francës

Gazeta10
16 January 2023 - 11:23

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të pres sot për vizitë drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik të Francës, njëherit mikpritës të Lojërave Olimpike Paris 2024, po i bëjnë Kosovës.

Me këtë rast do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes pesë Komiteteve Olimpike. Krahas KOK-ut dhe KO të Francës, pjesë e memorandumit janë edhe Komiteti Olimpik i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Memorandumi, i cili do të quhet “Balkans Cooperation 5 (BC5)”, nënshkruhet nga pesë presidentët e Komiteteve Olimpike.

Në memorandum përfshihen çështje të ndryshme të bashkëpunimit para dhe pas LO Paris 2024.Pas nënshkrimit të memorandumeve, do të zhvillohet konferenca për media.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.