Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kolaj i lumtur me debutimin e tij me Prishtinën

Gazeta10
27 February 2023 - 19:24

Agron Kolaj, 21-vjeçar, i lindur në Gjakovë, aktualisht është pjesë e skuadrës  kryeqytetase, Prishtinës.

Transferimi i tij te Prishtina erdhi në janar të këtij viti, ndërsa më herët në Kosovë ishte pjesë edhe e KF Llapit dhe Besës së Pejës.

Portieri i gjatë 1.93 metra, debutoi këtë fundjavë me “Plisat” në ndeshjen ndaj Llapit, ish-skuadrës së tij.

 Në një intervistë ekskluzive për Gazeta10, Kolaj u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e tij gjatë fitores 2-0 të Prishtinës në “Zahir Pajaziti”.  

“U ndjeva shumë mirë, ishte debutim interesant dhe i vështirë pasi po luaja kundër ish-ekipit tim, Llapit.”, tha Kolaj për Gazeta10.

Kolaj shfytëzoi mundësinë e dhënë nga Ismet Munishi, duke mbajtur portën e paprekur në debutim.

“Kishim përballë një kundërshtar të vështirë, një kundërshtar që kishte tri fitore radhazi, andaj mendoj se ia dolëm mirë”, shtoi ai.

Tutje, Kolaj tregoi edhe për objektivat e tij përgjatë karrierës në të ardhmen.

“Qëllimi është që të bëj paraqitje sa më të mira me klubin e të arrijmë sa më lartë këtë sezon, poashtu ndër qëllimet e mia kryesore për te ardhmen është edhe transferimi jashtë vendit.”

Për fund, Agron Kolaj shprehu dëshirën edhe për ftesën nga Kombëtarja e Kosovës.

“Dëshirë e madhe e imja është që gjatë karrierës sime të arrij ftesën nga Kombëtarja e Kosovës.”, përfundoi gardiani i portës së Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.