
Fatmire Mulhaxha Kollçaku – deputete e VV-së njëherësh Kryetare e Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se herën e parë kur e ka takuar Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, se kur e ka takuar për herë të parë i ka thënë t’i mbathë çizmet.
Ajo ka thënë se këtë ia ka thënë pasi që situata shëndetësore është tejet shqetësuese, raporton Gazeta10.
“Ministër, këtu duhet me hy me çizme, se është lloçi deri në gjunjë. Ministër, këtu është ashtu situata”, ka thënë ajo në Prime Time.
Më tej, ajo ka thënë se s’është detyrë e ministrit me i bë krejt punët në shëndetësi./Gazeta10