Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kollçaku për Komisionin për Shëndetësi: Kryeministri e bëri për ta fuqizuar Latifin

Gazeta10
28 September 2022 - 23:06

Fatmire Mulhaxha Kollçaku – deputete e VV-së njëherësh Kryetare e Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka themeluar Komisionin për Shëndetësi për ta mbështetur Ministrin Rifat Latifi.

Ajo në Prime Time, ka deklaruar se nuk flitet për mosbesim ndaj Latifit, por kjo është bërë për ta mbështetur, raporton Gazeta10.

“Ministri i Shëndetësisë e ka gjithë kompetencën dhe gjithë mundësinë, ajo cka ka bërë kryeministri është në një farë forme për ta fuqizuar, sepse është kërkesa e qytetarëve që shëndetësia të jetë prioritet dhe kjo qeveri e ka prioret. Kryeministri për ta lehtësuar, dhe për ta mbështetur ka vendosur që të jetë i mirë i informuar që procedurat të përshpejtohen. Nuk ka mosbesim ndaj Ministrit Latifi, thjesht është mbështetje”, ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.