
Deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku në Prime Time ka folur për përplasjen me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj sot në Komisionin për Shëndetësi.
Mulhaxha-Kollçaku tha se mënyra se si iu është drejtuar Zemaj duke e quajtur edhe spekulante, është çështje edukate.
Ajo madje tha se po ndihet e çuditur, se si disa deputetët, në këtë rast Zemaj i LDK-së, që kanë qeverisur me vite, tani po mendojnë që e “kanë zbuluar ujtë e nxehtë”.
“Ne aty jemi deputetë, s’ka fare rëndësi a jam grua apo burrë.Është çështje edukate e familjare. Mua nuk më brengos, ne kur kemi vendosë të jemi pjesë e politikës, i kemi menduar. Unë i thash a ke ndonjë njeri në Komitetin Ekzekutiv që qenke kaq i informum. Më habitin deputetët që ndër vite kanë qeverisur, dhe të flasin kinse po e zbulojnë ujtë e nxehtë, të flasin për gjendjen që i është trashëguar qeverisjes Kurti”, tha Mulhaxha-Kollçaku në Prime Time./Gazeta10