Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kolona të mëdha në kryeqytet, flet nënkryetari i Prishtinës

Gazeta10
06 December 2022 - 8:50

Në programin “Mëngjesi më Arben Ahmetin” në një lidhje të drejtpërdrejt me nënkryetarin e
Prishtinës, Alban Zogaj tregohen arsyet e kolonave të shumta që po ndodhin kohën e fundit në kryeqytet.

Nënkryetari i Prishtinës ka thënë se arsyja e kolonave të shumta është nga ndryshimi i motit ku sipas kësaj qytetarët e frekuentojnë qytetin më shumë me vetura dhe transport publik, raporton Gazeta10.

Sipas tij një ndër arsyet e këtyre kolonave është edhe bllokimi i rrugës “Xhorxh Bush”.

“Me ardhjen e diasporës pritet që komunikacioni në kryeqytet të jetë edhe më i bllokuar dhe me ngarkesa më të mëdha”, tha ai.

E sipas tij nga mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush” pritet të zgjerohet sheshi i Prishtinës deri te Katedralja e qytetit për festat e fundvitit./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=mD0J4eeOnmo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.