Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komandanti i misionit të KFOR-it viziton Manastirin e Deçanit

Gazeta10
01 November 2022 - 13:42

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar Manastirin e Visoki Deçanit.

Gjatë takimit të tij me Sava Janjiq, igumeni i manastirit, gjenerali Ristuccia theksoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç është përshkruar në Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Komandanti i KFOR-it gjithashtu theksoi rëndësinë e të gjitha bashkësive fetare në promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit reciprok./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.