
Ish-komandati i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti në emisionin “Përtej Tregimit” në Kanal10, duke rrëfyer përpjeket e luftës çlirimtare të Kosovës ka thënë se pjesëtarët e UÇK-së nuk kanë pasur asnjëherë mëdyshje për të luftuar për atdhe, raporton Gazeta10.
“Unë nuk besoj se djemët që kanë ardhur në luftë në Kosovë të kenë pasur mëdyshje, ka pasur mëdyshje se sa do t’ia dalim dhe kur do të përfundoj, por të luftosh për të drejtat e një shoqërie nuk ka mëdyshje. Kemi jetu gjatë në robëri dhe falë një sakrifice të djemëve dhe vajzave tona që janë për admirim e respekt, na ndihmoi edhe bota, ushtria më e madhe NATO dhe ne sot jemi të lirë .”, ka thënë Shyti.
Ish-komandat Shyti,në këtë emisioni ka rrëfyer edhe se si morri vendimin për të u radhitur në anën e UÇK-së, duke thënë se kanë qenë rastet e Likoshanit, Qirezit e më pastaj edhe rënia e Jasharajve që e kishte shtyerë të marrë këtë vendim./Gazeta10