Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kombëtarja e Kosovës për të verbër mori pjesë në turneun e Vjenës

Gazeta10
30 April 2023 - 16:11

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t’i kushtojë vëmendje të madhe gjithëpërfshirjes në futboll. Në këtë drejtim, Kombëtarja e Kosovës për personat e verbër gjatë kësaj fundjave ka marrë pjesë në aktivitetin e radhës ndërkombëtar.

Pas turneut në Greqi në fundvitin e kaluar, Kosova është prezantuar edhe në turneun e organizuar nga Federata e Futbollit e Austrisë në Vjenë, e ku krahas Kosovës morën pjesë edhe kombëtarja e Austrisë dhe ekipet Avou Mu Brno nga Republika Çeke dhe Wisla Krakow nga Polonia.

Kosova në këtë turne i zhvilloi tri ndeshje, ku barazoi me Avoi Mu Brnon (0:0) dhe pësoi humbje nga Wisla Krakow (1:2) dhe Austria (1:0).

Për personat e verbër, futbolli nuk është thjesht një lojë, por një mënyrë për ta sfiduar veten, për t’u argëtuar dhe për t’i kapërcyer pengesat e jetës së përditshme.

 Për ta, kjo nuk ishte vetëm një mundësi për rritjen e vetëbesimit por edhe për ndryshim të perceptimit të shoqërisë ndaj tyre.

 Ky ishte aktiviteti i dytë ndërkombëtar për ekipin kombëtar të Kosovës dhe pa dyshim përvoja e fituar do t’i shërbejë që në të ardhmen paraqitjet të jenë edhe më të mira.

 Federata e Futbollit e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj ndaj organizatorëve të turneut, derisa do të përkujdeset në vazhdimësi për të mbështetur pjesëmarrjen e personave të verbër në sport dhe aktivitete tjera sociale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.