
Kompania kosovare “Relux” ka zgjeruar rrjetin e shitjes së produkteve të saj edhe në Kroaci. Gjatë ditës, kjo kompani ka promovuar produktet e saj para dhjetëra të pranishmëve, në kryeqytetin korit, raporton Gazeta10.
Raporti: Blend Aliu
Kamera: Labeat Krasniqi
Në kryeqendrën e Kroacisë, në Zagreb, kompania kosovare e materialeve ndërtimore Relux, ka promovuar produktet e saj para dhjetëra të pranishmëve.
Pjesëmarrës në promovimin e këtyre materialeve ishin ambasadori kosovar Martin Berishaj, si dhe deputetja shqiptare në parlamentin korat, Ermina Lekaj Përlaskaj.
Adrian Gashi, menaxher i Relux thotë se eksporti i madh jashtë vendit ka thyer paragjykimet rreth cilësisë së produkteve vendore.
Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve të këtyre shteteve.
Deputetja shqiptare e parlamentit kroat, Ermina Lekaj Përlaskaj thotë se bashkëpunimi i Relux me shtetet anëtare të BE-së është një hap pozitiv për Kosovën.
Relux ka filluar të eksportojë produktet e saj për gati një dekadë në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian, së fundmi kjo kompani ka zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit edhe në shtetin kroat./Gazeta10.