Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kompania “Pastrimi” thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e mbeturinave në pikat zyrtare të saj

Gazeta10
06 Shkurt 2025 - 13:43

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” u ka rikujtuar të gjithë qytetarët e Prishtinës se në bazë të vendimit të miratuar nga Kuvendi Komunal, faturimi dhe pagesa për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave duhet të kryhet drejtpërdrejt në pikat zyrtare të saj.

Në njoftim thuhet se ky vendim është në fuqi dhe mbetet plotësisht i zbatueshëm.“Dëshirojmë të theksojmë se pezullimi i ndryshimit të rregullores për mbeturinat, i miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk mund të bëhet me vendim personal të kryetarit të Komunës, Përparim Rama. Një rekomandim i Zyrës Ligjore të Komunës nuk ka kompetencë ekzekutive mbi vendimet e Kuvendit Komunal, prandaj çdo veprim në kundërshtim me këtë rregullore është i paligjshëm”, theksohet në komunikatë.

‘Pastrimi” apelon te qytetarët të mos bien pre e keqinformimit dhe të kryejnë pagesat e tyre.“Pagesa e faturave është thelbësore për përmirësimin e shërbimit, garantimin e pagave të punëtorëve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për të gjithë. Mos lejoni që keqmenaxhimi dhe interesat financiare të cenojnë cilësinë e shërbimit publik! Paguani faturën tuaj në “Pastrimi” dhe kontribuoni në një Prishtinë më të pastër dhe më të rregulluar”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.