
Lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë është mbuluar nga mbeturinat.
Gazetarja Erolinda Suhogërlla në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, është lajmëruar nga Bregu i Diellit duke raportua për gjendjen skandaloze me mbeturinat që po përballët kjo lagje.
Ajo ka treguar se mbeturinat kanë mbuluar një pjesë të kësaj lagjeje, krejt kjo si pasojë e mos bashkëpunimit të kompanisë “Pastrimi” me Komunën.
Tutje poashtu ka folur edhe njëri nga banorët ku është shprehur se që nga pas lufta kjo situatë është gjithmonë këshu dhe ka kërkuar nga Komuna që të reagojnë për këtë situatë. /Gazeta10/
Për të parë më shumë ndiqeni videon më poshtë: