Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Prishtinës: Çmimet e parkingut nëntokësor konform çmimeve të tregut

Gazeta10
10 November 2022 - 19:56

Komuna e Prishtinës pas reagimeve të shumta lidhur me tarifat e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik në Prishtinë, ka dhënë sqarime rreth këtyre çmimeve.

Përmes një komunikate për media, komuna thotë se parkingu është i pari i natyrës së Partneritetit Publiko-Privat, dhe se çmimet për parking janë shumë më të lira në parkingjet të cilat janë pronë e Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”.

“Ky parking, me rreth 600 vendparkingje, synon të reduktojë dukshëm qarkullimin e veturave në qendër të qytetit, përfshirë edhe lirimin e trotuareve për këmbësorë. Duam t’Ju rikujtojmë, se në parkingjet të cilat janë pronë e NP ‘Prishtina Parking’, rrjedhimisht Komunës së Prishtinës, çmimet për parking janë shumë më të lira. Mirëpo, në rastin e Parkingut Nëntokësor, kemi të bëjmë me Partneritet Publiko-Privat, ku Komuna nuk është pronare e plotë e parkingut. Si rrjedhojë, përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut dhe duke marrë parasysh investimet e larta të koncesionarit në ofrimin e sigurisë së lartë dhe kushteve shumë më të favorshme krahasuar me parkingjet tjera me këto çmime”, thuhet në njoftim.

Komuna po ashtu ka bërë të ditur se çmimi i vendosur, përfshin edhe kostot e parapara për mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimit, të cilat, siç thuhet, janë të larta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.