Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Prishtinës ka marrë pëlqimin nga Instituti për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, rifillojnë punimet

Gazeta10
25 June 2026 - 17:09

Drejtoria e Transformimit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se kanë marrë pëlqimin nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, për rifillimin e punimeve për ndërtimin e Tregut të Gjelbër.

Në njoftimin e Drejtorisë thuhet se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire moderne në shërbim të qytetarëve dhe prodhuesve vendorë

“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Pas marrjes së pëlqimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër. Një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire moderne në shërbim të qytetarëve dhe prodhuesve vendorë”, u tha në njoftim.

Krahas njoftimit, janë bashkangjitur edhe fotografi të planit për këtë treg.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.