Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Prishtinës nis largimin e rrethojave dhe lirimin trotuareve te Parku i Qytetit

Gazeta10
10 October 2022 - 20:14

Raporti: Albenita Sopaj/Kanal10

Komuna e Prishtinës përmes një aksioni ka nisur heqjen e rrethojave dhe lirimin e trotuarit te Parku i Qytetit. Zyrtarët komunalë kanë thënë se kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të qarkullimit për qytetarët. Ky aksion është mirëpritur nga banorët e kryeqytetit, shkruan Kanal10.

Qytetarët e Prishtinës tash do të kenë më shumë hapësirë për të lëvizur pranë Parkut të Qytetit .

Kjo pasi Drejtoria e Inspekcionit vendosi t’i largoj rrethojat dhe të liroj trotuaret në rrugën ‘’Hamëz Jashari’’ .

Puna për të liruar hapësirën e trotuareve, filloi qysh në mëngjes.

Qytetarët e Prishtinës, këtë aksion e vlerësuan si të duhur nga që ishte kërkesë e kamotshme.

Pas këtij aksioni për lirim të hapësirave publike, Komuna e Prishtinës thotë se do të ketë edhe investime të tjera.

Heqja e rrethojave dhe lirimi i trotuareve do të lehtësojë qarkullimin e këmbësorëve në këtë zonë të kryeqytetit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.