Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Prishtinës shtyn punimet në rrugën “Agim Ramadani” për shkak të reshjeve: Përfundohet plotësisht më 4 maj

Gazeta10
26 April 2025 - 8:24

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të reshjeve këtë javë është detyruar të shtyjë përkohësisht punimet në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

“Jemi në fazat përfundimtare të rehabilitimit të rrugës “Agim Ramadani”. Për të siguruar cilësi sa më të lartë dhe jetëgjatësi të rrugës, jemi detyruar të shtyjmë përkohësisht punimet për nivelizimin e pusetave dhe shtrimin e asfaltit, për shkak të reshjeve të vazhdueshme gjatë kësaj jave”, thuhet në njoftimin e komunës.

Me përmirësimin e motit, Komuna tha se punimet do të vazhdojnë menjëherë – gjatë fundjavave dhe ditëve të javës pas orës 19:00.

“Rruga do të jetë plotësisht e përfunduar më 4 maj. Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.