Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Prishtinës u përgjigjet ankesave për rrugët e paasfaltuara

Gazeta10
08 July 2024 - 17:50

Drejtori i Invstimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi i’u është përgjigjur ankesave të qytetarëve ndaj rrugëve të paasfaltuara, raporton Gazeta10.

Xhaferi, i ftuar në Emisionin Raport të Kanal 10 deklaroi se komuna është duke punuar në këto drejtime.

Ai për ankesën e banorëve në rrugën: Arif Shala në Kodrën e Trimave,e cila sipas banorëve është rrugë e paasfaltuar tha se është ndarë buxhet i caktuar për atë zonë.

“Realisht problemet në Kodrën e Trimave janë të mëdha, ne e kemi ndarë një buxhet të caktuar për intervenime atje. Sivjet e kemi në plan vazhdimin e tregut diku 2 hektar të cilat kemi me i asfaltu, janë edhe disa rruga tjera në përcjellje, por që nevojitet investim sepse aty është infrasktrutura shumë e dëmtuar ndërkaq për rrugën specifike, e di por nuk kam ndonjë të dhënë të saktë megjithatë ekipet e drejtorisë do tiu them të dalin, të shikoj mundësitë që i kemi dhe të kthejmë ndonjë përgjigjje.

Ndërkaq Xhaferi i pyetur për rrugën në Bardhosh tha se edhe po të ndahen 1 milionë euro, nuk mjaftojnë për zgjedhjen e problemeve në atë zonë.

“E kemi një kontratë të cilën jemi duke e zvilluar mbi 300 mijë euro ndërtime të rrugëve në Bardhosh e Bërrnicë, por aty nuk mjaftojnë as edhe 1 milionë euro me i nda për me i zgjedh të gjitha problemet e rrugëve ,pikërisht për këtë rrugë ka pasur edhe ankesa sepse e kemi ndërtuar një platformë dixhitale”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.