
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka njoftuar për takimin me kreun e komunës së Bingenit, me qëllim të fuqizimit të binjakëzimit të dy komunave.
Lajmin për takimin me kreun e kësaj komune të Gjermanisë, Gashi e bëri të ditur në llogarinë e tij në Facebook përmes një postimi me krytearin e Bingenit, shkruan Gazeta10.
“Me kryetarin Thomas Feser, për ta fuqizuar binjakëzimin mes Bingenit dhe Prizrenit”, ka shkruar Gashi. /Gazeta10