Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vushtrria nis punën edhe të shtunave për shërbime ndaj diasporës, zyrtarja e Administratës jep detaje

Gazeta10
17 July 2024 - 18:02

Hyrije Uka Hoxha, dretoreshë e Administratës në komunën e Vushtrrisë bëri të ditur se nga 6 korriku në këtë qytet kanë filluar shërbimet për mërgatën, raporton Gazeta10.

“Ne si drejtori e administratës, me vendim të kryetarit të komunës kemi filluar të punojmë edhe vikendeve, pra të shtunave enkas për bashkëatdhetarët për t’i u ofruar shërbime sa më efikase”
“Komuna e Vushtrrisë ka sportele enkas për bashkëatdhetarët ku ofrohen shërbime, nisur nga certifikatat e lindjes, regjistrimet e lindjeve të ndodhura jasht vendit, martesave e gjithashtu edhe terminet e kurorëzimeve”.

Sipas saj, në vazhdiëmësi ka kërkesa dhe shërbime.

E syhuna që lamë pas ka qenë e shtuna e dytë, pra nga data 6 korrik ka shërbime dhe kërkesa

Ndëkaq Uka Hoxha falendëroi stafin e zyrtarëve komunal për gatishmërinë, që sipas saj me kënaqësi pranuan kërkesën për punë edhe të shtunave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.