Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuniteti kosovar i Counter-Strike, baza më e madhe e lojtarëve për kokë banori në Evropë në FACEIT

Gazeta10
27 January 2026 - 15:52

2.72% e popullsisë së përgjithshme në Kosovë, ka një llogari në FACEIT, që është platformë online për sportet elektronike. Kjo do të thotë që afro 3 në çdo 100 banorë janë të regjistruar si lojtarë në atë platformë. Analiza është realizuar nga “shternz”.

“Analiza bazohet në të dhëna të hapura nga FACEIT. Rezultatet duhen interpretuar me kujdes për shkak të shtrembërimeve të mundshme të shkaktuara nga përdorimi i VPN-ve, ndryshimi i rremë i vendndodhjes (fake flagging) dhe pasaktësitë në të dhëna.”, shkruan në njoftimin e “shternz”.

Pas Kosovës, renditet Estonia me 2.01 % dhe Finlanda me 1.75 %. Për këtë statistikë reagoi edhe Arbnor “Dementor” Pacolli, lojtar i Kosovës në Counter-Strike.

“Në shtetin tonë, të gjithë rritemi me Counter-Strike. Të gjithë fillojmë të luajmë në moshën 4-5 vjeçare”, shkruan “Dementori” në rrjetin social “X”.

Lojtari i fundit që bëri bujë në skenën ndërkombëtare të Counter-Strike është Drin “makazee” Shaqiri, i cili debutoi për Natus Vincere, që pozicionohet në pozitën e shtatë të ekipeve më të mira në botë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.