Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmim për Gazeta10: I akuzuari u dënua me tetë muaj burgim, rasti i dhunimit të të miturës kthehet në rigjykim

Gazeta10
26 October 2022 - 16:01

Në Gjykatën Themelore të Pejës është kthyer në rigjykim rasti i dhunimit të të miturës, për të cilin i akuzuari ishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim.

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjyaktës, Tringa Zhuti.

Ajo tha se seanca është paraparë të mbahet në orën 14:00.

Për shqiptimin e dënimit skandaloz, gjykatësja e rastit, Florije Zatriqi ishte suspenduar nga puna.

Viktima dyshohet se u dhunua në janar të vitit 2012, kur ajo ishte 15 vjeç, në një shtëpi të pabanuar në komunën e Gjakovës.

Ndërkaq, Ligji parasheh që për këtë vepër, dënimi të jetë nga 5 deri në 10 vite burgim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.