
Pas tentim-sulmit të bërë ndaj Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Rrahman Jasharaj, ai është intervistuar nga Policia e Kosovës për rastin, raporton Gazeta10.
Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar Rrahman Jasharaj, ku ka treguar se është intervistuar nga Policia e Kosovës si palë e dëmtuar.
“Po, jam intervistuar nga policia pasi kanë marrur deklaratat nga të gjithë personat në vendin e ngjarjes, jam pyetur edhe unë si palë e dëmtuar.”, tha Jasharaj për Gazeta10./Gazeta10.