Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konfirmim për Gazeta10: Një muaj paraburgim ndaj 39-vjeçarit që dyshohet se dhunoi mbesën e mitur në Istog

Gazeta10
26 October 2022 - 10:55

Një muaj paraburgim i është caktuar 39-vjeçarit që dyshohet se dhunoi mbesën e tij në fshatin Vrellë të Istogut, raporton Gazeta10.

Masa e paraburgimit është caktuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, pas kërkesës nga Prokuroria e Shtetit.

Lajmin e ka ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit ne kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka thënë Nikçi.

Rasti i dhunimit ka ndodhur në shtator të vitit 2021, ndërsa u raportua dje (e martë). Policia njoftoi përmes raportit 24 orësh se viktima është 15-vjeçare.

Personi që dyshohet se e dhunoi të miturën nga Istogu, është vetë xhaxhai i saj.

“Më datë 24 tetor 2022, rreth orës 13:30, viktima ka raportuar në Stacionin Policor në Istog se ishte dhunuar seksualisht”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

39-vjeçari u arrestua menjëherë pas raportimit.

I.M i dyshuar për dhunimin e mbesës, pas arrestimit shfaqi shenja se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm. Po trajtohet në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Qendror të Pejës dhe ruhet gjatë gjithë kohës nga Policia e Kosovës.

Mjeku i cili ishte kujdestar në kohën kur i dyshuari u pranua në spital, Bekim Rama, tha se I.M është jashtë rrezikut për jetë, prandaj nuk ka arsye të qëndrojë më gjatë në spital.

I.M jeton afër shtëpisë së viktimës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.