Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Konfirmohet nga BE-ja: Lajçak takon ndaras Kurtin e Vuçiqin në Davos

Gazeta10
14 January 2024 - 20:55

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet t’i takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Takimet do të mbahen në Davos të Zvicrës, ku të dy do të jenë të pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë takim trepalësh, raporton rtk.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq në kuadër të dialogut është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, që pati përfunduar pa rezultat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.