
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka konfirmuar raportimin e Gazetës10 për refuzimin e ftesës së takimit me Albin Kurtin.
Krasniqi përmes një statusi në Facebook, ka treguar arsyet se pse duke publikuar edhe letrën që ia ka dërguar Kryeministrit Kurti, transmeton Gazeta10.
“Aktualisht, e tëra që po shohim është se dialogu ka rrëshqitur në nivel teknik, duke përfshirë riciklimin e marrëveshjeve të kaluara. Sa i takon zbatimit të përgjegjësive që keni si udhëheqës i Dialogut, unë ju inkurajoj që të vazhdoni angazhimin tuaj dhe te qeverisë për respektim të vendimeve të ligjshme që sigurojnë reciprocitet në raport me Serbinë, si dhe sundim të ligjit dhe lëvizje të lirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Por, nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjëgjësi tuajat.“, ka shkruar ai.
Teksa, ka shtuar se mbetet i hapur të takohet kur të ketë avancim të procesit të Dialogut dhe diskutim konkret për arritjen e marrëveshjes finale, që ka për qëllim njohjen e ndërsjellë.
Gazeta10 pak më parë raportoi ekskluzivisht për refuzimin e ftesës së këtij takimi./Gazeta10