Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Konfirmon Borrell: Ka marrëveshje për zbatimin e planit të BE-së

Gazeta10
18 March 2023 - 23:15

Pas përfundimit të takimit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell në një adresim për medie ka deklaruar se marrëveshja është arritur se sot kemi biseduar për planin e zbatimit.

Borrell ka konfirmuar që ka një marrëveshje për implementimin e planit të zbatimit.

Borrell ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për mikpritjen në Ohër.

Gazetari i televizionit të gazetarëve, Kanal10, Kushtrim Sadiku ka raportuar edhe më herët që ka një dakordim mes Kurtit dhe Vuçiq.

Që nga ora 10:00 e ditës së sotme kanë nisur takimet mes palës kosovare dhe serbe me përfaqësuesit e BE-së e më pas edhe dy takime mes Kurtit dhe Vuçiq. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.