
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dushuarit në fshatin Gadish në Gjilan, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dhe konfiskuar 87 kilogramë mjaltë të kontrabanduar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon me procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
TREGTI E NDALUAR
Fsh. Gadish, Gjilan 10.03.2023 – 14:50. Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar 87 kavanoz me nga 1 kg me mjaltë e cila dyshohet të jetë e kontrabanduar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Gazeta10/