Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfiskohen mbi 18 kilogramë marihuanë në Gjilan, arrestohen dy persona

Gazeta10
08 September 2022 - 10:01

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, janë arrestuar dy persona në fshatin Bresalc të Gjilanit, pasi i ishin gjetur mbi 18 kilogramë substancë narkotike, raporton Gazeta10.

Dy të dyshuarit janë meshkuj Kosovar dhe sipas njoftimit, në veturën e njërit janë sekuestruar 15 kilogramë e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe në shtëpinë e të dyshuarit të dytë është gjetur dhe sekuestruar 2 kg e 946.9 gramë marihuanë.

Po ashtu janë konfiskuar dy vetura me targa vendore, 355 euro para të gatshme dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“Fshati Bresalc, Gjilan 07.09.2022 – 14:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe janë sekuestruar 15 kg e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pastaj gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kg e 946.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (total 18 kg e 246.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë), dy vetura me targa vendore, 355 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.