Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Konflikt mes shqiptarëve në Itali: Vritet shqiptari nga bashkëkombësi i tij

Gazeta10
07 April 2025 - 12:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Pordenone të Italisë, ku Vladimir Topjana, shtetas shqiptar u qëllua me armë zjarri nga një shqiptar tjetër.

43-vjeçari Topjana ka qenë duke folur me një të afërm të tij, kur dy persona të tjerë po ashtu shqiptarë kanë dalë nga një veturë dhe kanë nisur një kacafytje me viktimën.

Për fat të keq, debati verbal u shndërrua në vrasje. Njëri nga personat nxori armën dhe qëlloi të paktën tre herë.

Një nga plumbat e kapën Topjanën në kokë duke i marrë jetën menjëherë, kjo sipas mediave italiane.

Sa i përket autorit, ai është arrestuar nga policia dhe bëhet fjalë për një 30-vjeçar. I dyshuari fillimisht u arratis nga vendi i krimit, por u kap pas disa orësh teksa ishte nisur në drejtim të një qyteti tjetër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.