Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca e mirëpret rezolutën amerikane për Kosovën në NATO

Gazeta10
01 Maj 2026 - 19:00

Kreydiplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca ka mirëpritur rezolutën e tre kongresistëve amerikanë e cila mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai mes tjerash e cilësoi këtë nismë si hap të rëndësishëm për sigurinë rajonale.

“E mirëpres prezantimin e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”.

“Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik”, ka thënë Konjufca përmes një njoftimi në X.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.