Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca: Kosova e ka të vështirë t’i thotë jo planit franko-gjerman

Gazeta10
08 November 2022 - 21:49

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për përmbajtjen e planit franko-gjerman që i është propozuar Kosovës e Serbisë.

Për Konjufcën, Kosova e ka problem që t’i thotë jo këtij plani teksa shtoi se momenti i parë kur e ka parë planin ishte muaji shtator dhe se që nga atëherë është duke i matur të mirat dhe pasojat e tij.

“Baza e tij është një bazë e shëndosh për ecje përpara për arsye se aty është neni 2 i kësaj marrëveshje që është thelbi i kësaj marrëveshjeje. Ky plan ndërtohet mbi tri principe, është e drejta e barabartë mes shteteve, respektimi i sovranitetit reciprok dhe është e drejta e palëve për vetëvendosje”, është shprehur Konjufca në një intervistë për Klan Kosova.

Tutje, ai tha se disa pjesë të këtij plani tashmë janë bërë publike edhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.