Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca kujton sakrificën e Prekazit: Nëntorët të na gjejnë më të bashkuar e të fortë

Gazeta10
28 November 2023 - 10:10

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se festimi i 28 nëntorit gjithmonë fillon në Prekaz, ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri me pas homazheve bashkë me presidenten Vjosa Osmani që bënë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Konjufca kujtoi njëherësh edhe daljen e parë publike e UÇK-së, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

“28 Nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së, poashtu dalja publike e ushtrisë sonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë ditëlindja e heroit kombëtar, Adem Jashari. Nëntorët do të festohen gjithmonë dhe uroj që neve të na gjejë gjithmonë të bashkuar dhe më të fortë”, tha Konjufca.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.