Gazeta10

Konjufca kundër LVV-së: S’duhet të bllokohet krijimi i komisioneve hetimore të opozitës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me themelimin e komisioneve të ndryshme hetimore parlamentare.

Pas mbledhjes së Kryesisë, në një deklarim para mediave, ai tha se këto komisione janë instrumenti i vetëm i opozitës, dhe se ato s’kanë pse të pengohen.

“Unë jam që të mos bëhet asnjë pengesë në themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, cilat do qofshin ato. Është instrumenti i vetëm që ka opozita në duar. Betejat gjithmonë duhet të bëhen brenda komisioneve pasi që të themelohen ato, mos të vendosen kështu kushtëzime, pamundësim teknik i themelimit të komisioneve hetimore. Unë shpreh vullnetin tim, që komisionet nuk duhet të pengohen në Kuvend sepse nëse kjo bëhet precedent, në mënyrë afatgjate dëmtohet Kuvendi dhe parlamentarizmi në shtetin tonë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Pasi Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore nuk iu zgjat mandati edhe për tre muaj, Konjufca tha se “po thonë që vetëm gjashtë muaj ka mandat”.

Mirëpo, siç tha ai, nëse do të kishte vullnet, zgjatja e mandatit nuk do të ishte problem.

“Mund t’i shtohen edhe tre muaj, po flas për vete, si kryetari i kuvendit. Nuk kam asnjë problem që kjo të ndodhë. Pse e bllokon Grupi Parlamentar i VV-së, duhet t’i pyesni ata”, tha Konjufca. /Gazeta10

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët