
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, raporton Gazeta10.
Ai e ka quajtur atë një mik të madh të Kosovës.
Më tej, Konjufca ka cituar një pjesë të fjalimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve ku ai ka folur për Kosovën, e ku ndër të tjera ka thënë se SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën në Europën Jugore.
Këtu keni statusin e plotë:
“I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë.
Kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë.
Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”’, ka shkruar Konjufca në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10