Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Konjufca: S’ka krizë kushtetuese, Vuçiq nuk mund ta çojë Kosovën në zgjedhje sa herë që do

Gazeta10
07 November 2022 - 13:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka asnjë krizë kushtetuese, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të Listës Serbe, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ligji e thotë shumë qartë rastin e dorëheqjeve të deputetëve. Sipas tij, Kuvendi do të procedojë sipas ligjit për zëvendësimin e tyre.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se dirigjenti kryesor për dorëheqjet nga institucionet të serbëve lokal është presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Ai pati edhe një përgjigje për zërat për zgjedhje të reja.

“S’kisha pasur dëshirë të mendoj se Aleksandër Vuçiq mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kurdo që ai dëshiron”, tha Konjufca./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.